“Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të procedurave e përgjegjësive të veta”- Kështu  iu përgjigj sot Presidenti i vendit Ilir Meta , interesit të mediave, lidhur me shtyrjen e dekretit për shembjen e teatrit në parlament. Meta u shpreh se nuk ka asnjë arsye të paragjykojë vendimet e kuvendit.

Njëkohësisht kreu i shtetit i uroi punë të mbarë deputetëve, me nisjen e legjislaturës së re, ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin mes palëve .

Sa i takon iniciativës së partisë demokratike për vetting edhe në politikë, Meta tha se shpreson në një bashkëpunim të përbashkët të sfidave me të cilat duhet të përballet politika shqiptare për ta cuar vendin drejt BE-së.

Deklaratat Kreu i Shtetit i bëri nga Reparti Zjarrfikës i Bashkisë Tiranë, ku efektivë të këtij reparti iu bashkuan nismës për dhurimin e gjakut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb