Në një kohë kur prezenca e OSBE/ODHIR në Tiranë ka thirrur në një tryezë partitë politike për reformën zgjedhore, përfshi edhe partitë joparlamentare, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Teksa ndodhet në Asamblenë e 74 të OBK-së në You York, kreu i qeverisë teksa u pyet nëse maxhoranca do ta miratojë këtë reformë pa opozitën, tha se shumë qartë; “na duhet parlamenti dhe kaq!”.

“Për pjesën e parë nuk ka nevojë për opozitën joparlamentare. (Për rekomandimet për Shqipërinë për çeljen e negociatave). Por besoj se opozita joparlamentare nuk është kundër. Janë rekomandime që janë si e bardha mbi të zezë. Kjo duhet Shqipërisë tani. Nuk i duhet as PS-së, por Shqipërisë. Shqipërisë i duhet të realizojë sa më shpet vendet e zbrazura si pasojë e pastrimit të sistemit të drejtësisë, në organet që janë përcaktuar nga Kushtetua, dhe më pas rekomandimet e OSBE/OHDIR. Këto të dyja janë të domosdoshme. Është përgjegjësi edhe e ndërkombëtarëve që monitorojnë reformën në drejtësi. Vettingun se bën qeveria. Se kush del jashtë sistemin nuk është vullnet i qeverisë, por është proces i monitoruar nga ndërkombëtarët. Për pjesën tjetër na duhet parlamenti dhe kaq! (për miratimin e reformës zgjedhore)”, pohoi Rama.

Kujtojmë se opozita joparlamentare ka pranuar ftesën e OSBE për të marrë pjesë në tryezë, në nivel teknicienësh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: