SHKUP- Mediat në Maqedoni citojnë agjencinë e lajmeve Reuters, të ketë njoftuar se Bashkimi Evropian mund që t’i vendosë sanksione Maqedonisë, duke ndaluar udhëtimet e disa politikanëve dhe ngrirjen e pronave të tyre, për shkak të pengesave që i bëjnë zgjidhjes së kritës politike, shkruan “Telegrafi Maqedoni”.

Sipas burimeve anonime evropiane për Reuters, kryetari Gjorge Ivanov duhet që patjetër ta tërheq vendimin e tij për faljen e 56 politikanëve ndaj të cilëve janë inicuar procedura hetimore, që dalin nga afera e përgjimeve.

Edhe “Deutsche Welle” citon një politikan nga BE-ja, të ketë thënë se hapi i radhës i BE-së është marrja e statusit të shtetit kandidat Maqedonisë, ku hapi i parë do të ishte tërheqja e rekomandimeve për fillim të negociatave.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: