Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus, të gjithë janë në pritje të daljes së vaksinës.

Po çfarë po ndodh me vaksinën anti-covid dhe a do ta sigurojë Shqipëria?! Pyetjen e kësaj përgjigjeje e ka dhënë profesor Eduart Kakarriqi, mjek pranë Institutit të Shëndetit Publik. Kakarriqi deklaroi se vitin që vjen mendohet që të dalë vaksina, të cilën e ka porositur dhe Shqipëria.

Sipas tij, si fillim do të mbulohet vaksinimi i 30 % të popullatës, përfshi këtu të moshuarit, kategoritë në risk dhe mosha pediatrike.

“Ka 3-4 firma të ndryshme industriale. Institute bio-teknologjike që pretendojnë se; “ne jemi pothuajse gati që deri në fund të vitit të nxjerrim vaksinën në treg”. Megjithatë në vende të ndryshme mendohet se pjesa më e madhe e mendimeve është që vaksina do të jetë gati vitin që vjen. Ne si vend kemi marrë masat dhe kemi nënshkruar marrëveshjen përkatëse lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në atë që quhet faciliteti i covax, ku marrin pjesë shumë shtete. Ne jemi gati që sa të dali vakian anti-covid, vendi unë do të jetë ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të vaksinës në një sasi për 30 % të popullatës. Duke parasysh që në fokus në radhë të parë janë mosha e tretë, grupet në risk dhe mosha pediatrike. Ne gjatë kësaj kohe kemi një ‘vaksinë’ tjetër në dorë që janë veçse masat përkatëse preventive për mbrojtjen ndaj virusit. Krahas distancimit social, higjienizimit, është dhe problemi i mbajtjes së maskave. Maska duhet bërë zakon i yni, i mbajtjes së përditshme, jo vetëm brenda në ambientet e mbyllura, por dhe jashtë.”, -tha Kakarriqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb