Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, këtë të hënë do të diskutojë me kancelarin gjerman lidhur me luftën në Ukrainë.

Të dy vendet si Gjermania dhe Turqia vazhdojnë përpjekjet për të siguruar një armëpushim 19 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shkruan Reuters.

Turqia anëtar i NATO-s ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe gjithashtu ka lidhje të mira me të dyja shtetet.

Ndonëse Turqia është shprehur se pushtimi i Ukrainës është i papranueshëm duke mbështetur Ukrainën, por gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës dhe është vetë-ofruar në ndërmjetësimin për paqe mes dy vendeve.

Sakaq kjo vizitë do të shënojë udhëtimin parë të Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor të 2021, vizitë e cila vjen mes përpjekjeve të Gjermanisë për t’u angazhuar për t’i dhënë fund luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb