Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka bërë të qartë dhe me plot bindje se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë.

“Koalicion vlerësoj se do ketë. Koalicioni do vlerësojë rregullat e tij. Se çfarë do jetë në këtë koalicion për PD, aksionet e saj, ato do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë nga primaret dhe i konsiderojmë ato si risi e dytë më e madhe pas pluralizmit në Shqipëri. Është fundi i kryetarokracisë. Për ato që jemi zotuar, qëndrojmë plotësisht.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb