Endri Shabani, kreu i Nisma Thurje, në “Opinion” në News24 tha se nuk do të ketë koalicion në zgjedhjet e 11 majit as me Sali Berishën dhe as me Edi Ramën.

Duke ironizuar ftesën e Berishës për krijimin e një koalicioni, Shabani tha se është njësoj si të bashkohesh me çakallin për të luftuar ujkun.

“Kam hyrë në politikë për të ndryshuar Shqipërinë. Bashkëpunimi me këta është njëlloj si të hysh për të mos ndryshuar”, tha Shabani.

Ai tha se ka dy mënyra për të bërë opozitë: e para janë protestat, ato që bën z. Berisha dhe tjetra është ajo që ne kemi zgjedhur, duke denoncuar në SPAK, duke iu drejtuar institucioneve, duke çuar në Kushtetuese çështjet etj.

“Kujt i pëlqen zjarri dhe fishekzjarrët voton Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Kujt nuk i pëlqen kjo mënyrë dhe mbështet SPAK, le të votojnë Nismën Thurje”, tha Shabani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb