Me uljen e ndjeshme të temperaturave, u rikthyen edhe reshjet e shiut. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin. Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Ndërkohë, pritet që situata të përmirësohet ndjeshëm gjatë pasdites dhe natës. Mësohet se temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C bregdeti.

Sakaq, era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave. Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore. Në pjesën jugore dhe juglindore do të ketë reshje bore intensive në pasdite deri ne orët e natës.

Temperaturat

Temperaturat
Temperaturat

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb