TIRANE- Jeni bërë gati për një fundjavë në bregdet? Lajme të mira vijnë nga meteorologët. Me vranësira dhe kthjellime pritet të shoqërohet pjesa e parë e ditës në Veri dhe zonat qendrore. Kështu, sipas MeteoAlb, vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë në Juglindje të vendit por në bregdet do jetë mot i favorshëm.

Ndërkohë, parashikohet që pasdite të fuqizohen me tej vranësirat, duke sjellë rrebeshe të shkurtra në zonat jugore dhe juglindore. MeteoAlb parashikon era do vijojë e lehtë në tokë, por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior, ndërkohë që në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

“Sot por edhe ditët vijuese duke përfshirë edhe fundjavën pritet qëndrueshmëri e kushte të motit ku paraditet vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa pas mesditës dhe orët e para të pasditeve, do të ketë fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor duke sjellë shira në zonat Lindore si edhe shira të dobët në zona të izoluara të Qendrës dhe Jugut. Duhet theksuar se gjatë gjithë këtyre ditëve dhe kryesisht në fundjavë, kushtet e motit në bregdet mbeten të favorshme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë luhatje të lehta nga dita në ditë duke variuar nga 11 – 12°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në zonat Juglindore deri 31 – 32°C, maksimumi në disa qytete si Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e MeteoAlb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: