TIRANE

Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë! Këngëtari, së bashku me prindërit, të ëmën Xheraldinën dhe të atin Agronin, kanë bërë një bisedë të gjatë me Ardit Gjebrenë pasditen e së dielës.

Reperi rrëfeu se takimi me Sarën ishte totalisht një rastësi gjatë një koncerti në Gjermani. Pas takimit të parë, ata kanë folur në Instagram dhe më pas janë takuar. Madje, ai ka thënë se ka qëndruar edhe pa gjumë për të folur me Sarën, kur ajo ka qenë me studime në Meksikë. Ndërsa me kalimin e kohës, kuptoi që ishte e duhura.

“Kur kalon kohë bashkë, kur gjen një mirëkuptim, një kompromis… kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria. Ka ndodhur me kohën. [Ka ndikuar] edhe Sara, edhe koha [mosha]…” –është shprehur Ledri.

Kuriozitet të madh ka edhe për emrin që do të zgjedhin për bebushen, por duket se çifti ende nuk ka vendosur asgjë. “E kemi menduar, por akoma nuk kemi vendosur. Nuk e dija se ishte kaq e vështirë.-u shpreh reperi.

Ndërsa për sa i përket dasmës, me shumë mundësi do të kemi një, kjo për t’u plotësuar dëshirën prindërve, të cilët e kanë me më shumë qejf nga vetë Ledri dhe Sara.

“Babi ka qejf të bëjë një dasmë, se unë jam veç një djalë në familje, por nuk e di. Sara nuk e ka dhe shumë me qejf, më shumë kanë qejf familjet se ne,” –është shprehur ai teksa ka shtuar se do të donte që dasmën ta bënin në plazh. –ka thënë Ledri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: