Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka pranuar se do e bënte me kënaqësi një mandat të tretë si kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj thotë se që tani po mendon se çfarë duhet të bëhet në një mandat të tretë teksa thekson se me Edi Ramën ka një raport shumë special dhe se në zgjedhjet e fundit u afruan edhe më shumë.

Për Veliajn, shpresa e fundit e opozitës është që ai dhe Rama të kenë konflikt që Tirana të rikthehet në epokën e gjumit.

PJESË NGA INTERVISTA

PYETJA: Do të kandidoni për një mandat të tretë?
VELIAJ: Nëse Partia Socialiste ma jep besimin dhe tashmë kam filluar të mendoj se çfarë mund të jenë gjërat që mund të bëjmë në një mandat të tretë, do ta bëja me shumë pasion dhe me shumë kënaqësi si këto dy mandate.
PYETJA: Ky mandati tretë dikush mund të thotë që më shumë se sa shpërblim nga PS mund të jetë ndëshkim nga Rama?
VELIAJ: Shiko nuk e di se çfarë thonë njerëzit. Ndonjëherë është mirë që vij në emisione se marr dhe jehonën e muhabeteve të Tiranës. Nuk e di a kanë dy njerëz në politikë një raport më special seç kam unë me Edi Ramën. E kam përdorur mish e thua herën e fundit, në këto zgjedhje u afruam dhe më shumë. Kishim kontakt akoma më të shpeshtë për shumë vendime që duhet të merrnim, strategjia na funksionoj. Ne shkuam nga 200 mijë në 227 mijë vota në Tiranë në mandatin e tretë. Pra jemi rritur 13% mbi peshën tonë. Në mandatin e tretë ishte rezultat shumë i kënaqshëm. Nëse siç Saliu mundohej me diversionin shpresa e tyre e fundit është që unë dhe Edi Rama të kemi një konflikt që të kthehet epoka e gjumit në Tiranë janë të pashpresë.

PYETJA: Erion megjithatë në këtë emision atëherë në fushatë më thatë që deri te mandati 18 është i padiskutueshëm. Gjithë puna ishte për mandatin e 19 dhe megjithëse vota u prodhuan më shumë mandatet nuk dolën më shumë.

VELIAJ: Se çfarë ndodhi?! Ajo që edhe e kisha parashikuar në fakt. Ne prodhuam 27 mijë vota më shumë ndërkohë ajo që ndodhi është që ra pragu për partitë e vogla. Një parti e vogël në zgjedhjet e kaluara e kishte pragun 3% edhe pse ishte 2.99% nuk kapi mandat, ndërkohë që kishte parti të vogla dhe duke qenë se pragu ra në 1% kapën mandat. Pra ishte një lojë me shumë ndryshore. Megjithatë rritja absolute e votave ne 27mije, 13% ishte mbresëlënëse. Duhet kuptuar dhe diçka tjetër. Ajo që ndodhi në zgjedhjet përpara këtyre ishte që dhe në zgjedhjet që u bojkotuan nga opozita elektorati i majtë që u bashkua me LSI pari mundësi të kthehej në shtëpi në vitin 2019. Pse them këtë?! Se vetëm ne shkuam në zgjedhje kështu që kush kishte ndërmend të kthehej në shtëpi u rikthye në 2019, kurse elektorati i djathtë i LSI që nuk ishte kthyer në shtëpi se nuk kishte pasur derë të hapur në 2019 tani e kishin mundësin të riktheheshin në PD. Dhe kështu ndodhi. Patëm një reduktim të LSIs, patëm dhe në një shtesë por jo le të themi shtesa eksponeciale e 2019 ku ishte hapja e madhe për të ri-pranuar në gjirin e të majtës atyre që përkohësisht u gënjyen nga LSI. Kështu që tani ishte radha e të djathtëve të riktheheshin në shtëpinë e tyre dhe prapë u rritëm me 27 mijë vota. Them që skuadra performoj mirë, jo perfekt por do bëjmë një analizë tani në qark. Disa zona super performuan, disa zona të tjera ishin me një arritje me mediokre por këto janë muhabetet e shtëpisë. Rrobat e palara nuk i varim për të tjerët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb