Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se përjashton variantin e dorëheqjes.

“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve”, tha Zaev duke komentuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

“Nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, shtoi ai. Nga zjarri në Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 persona mbeten te plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb