Ish-bashkëshortja e Blero Muharremit, Teuta Krasniqi, ka arritur të rikrijojë një familje të re me Adonisin, me të cilin ka edhe një vajzë tjetër, Kaian.

Teuta ka treguar nëpër intervista të ndryshme se ka një raport të mrekullueshëm me bashkëshorten e Bleros, Afrona Dikën, për të cilën shprehet se është një vajzë shumë e mirë.

Teksa ishte e ftuar në emisionin ”Express Rozë”, së fundmi, Teuta u pyet për planet e së ardhmes.

Ajo zbuloi se bashkë me bashkëshortin kanë vendosur që kur të mbushin dhjetë vjet lidhje, do të organizojnë një ceremoni të vogël me miqtë dhe të afërmit. Por a do të jenë Blero dhe Afrona pjesë e dasmës së tyre?

“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje për ftesën në dasmën e tyre. Pavarësisht se ne gëzojmë raporte shumë të mira, sikur unë me Afronën që kam një mendim të jashtëzakonshëm për atë vajzë, natyrisht edhe me babain e Tarës, sepse ai është babi i vajzës time dhe të dy, unë dhe Adonisi gëzojmë raporte shumë të mira, shumë të shëndosha.

Megjithatë, janë disa evente disa ngjarje ku tregohet ku e ke vendin ku se ke vendin. Mendoj që në një dasmë e gjithë vëmendja duhet të jetë tek çifti. Të gjithë duhet të jenë miqtë e tyre më shumë.

Nëse në këtë rast ata do kishin qenë tek ne dhe ne tek ata, mendoj që kjo vëmendje do fillonte të përhapej nga pak”,- tha Teuta, duke nënkuptuar që ish-bashkëshorti i saj dhe partnerja e tij nuk do të jenë të ftuar në dasmën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: