Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga protesta e nesërme e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u pyet nga gazetarët në panelin e emisionit ‘Open’ nëse i pranishëm do të jetë edhe presidenti Ilir Meta.

Ai pohoi se nuk ka informacione për këtë gjë, ndërsa shtoi se nuk do të ishte çudi që mos të ishte i pranishëm për shkak të detyrës së presidentit.

“S’kam informacion. Mbase duke pasur detyrën e presidentit…Dje ka qenë në Slloveni. Se di nëse është rikthyer në Shqipërisë. S’do të ishte çudi që mos të ishte pjesë e protestës për shkak të detyrës së presidentit. Jo vetëm presidenti, por kushdo është i mirëpritur në protestë.”, tha Këlliçi.

Mes të tjerash ai foli edhe për bashkëpunimin e pritshëm mes PD-së dhe LSI-së, pas lënies së detyrës së presidentit nga ana e Ilir Metës, i cili ka deklaruar se do kthehet fuqishëm në politikë.

“Aksionin opozitar, frontin opozitar e udhëheq PD. Meta vjen si politikan rrace i kthyen në politikë. Ai është aset në politikë. Është bashkim forcash i dy prej politikanëve me më eksperiencë, që e njohin Ramën. E kanë mundur Ramën. Zoti Berisha e ka mundur dy herë Ramën. Sot çdo politikan që gjen veten të lënë mënjanë, i bashkohet protestës. Edhe në 25 prillin e vitit të kaluar, po të bashkojmë votat, PD-LSI, Ram a ishte para,. por kishte shumë vota të pavlefshme. Zyrtarisht po bashkëpunojmë me LSI. Me inçeneratorët psh, po bashkëpunojmë zyrtarisht.”, pohoi deputeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: