TIRANE

Balerina Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, duke i bërë ballë sprovave të ndryshme për të arritur ambiciet dhe për të realizuar ëndrrat.

Më këmbëngulje, Pepa arriti të jetë pjesë jo vetëm e projekteve që lidhen me baletin, por edhe me ato që kanë të bëjnë me aktrimin. Megjithatë, edhe pse ka marrë në dukje të panjohur, Klaudia është shumë e lumtur që është bërë pjesë e kinemasë italiane.

Sipas “Revista Class”, për ta realizuar këtë ëndërr, Klaudia nisi të studionte për një film që kishte në qendër baletin. Ajo arriti të bëhej pjesë e filmit “Reverse” dhe të luante krah një sërë emrash të njohur të kinemasë italiane.

“Sigurisht, si çdo produksion që krijon audicionet për filma përkatës, edhe unë u kandidova për disa role me deshirën e mirë që të arrija të kisha disa eksperienca të vogla. Përgjigjen pozitive e mora pikërisht për filmin “Reverse” dhe për rolin e Françeskës”,- zbuloi balerina.

A do të vazhdojë të jetë pjesë e aktrimit? Klaudia tha: “Jam apasoniuar dhe kam gjetur shumë elementë të përbashkët me eksperiencën si balerinë dhe, me siguri, projekti që do të vijë do të jetë një gërshetim perfekt mes baletit dhe aktrimit”.

Aktorja u pyet gjithashtu nëse do të pranonte të luante një film erotik e të shfaqej nudo. Përgjigja e saj ishte: “Jam apasoniuar dhe kam gjetur shumë elementë të përbashkët me eksperiencën si balerinë dhe, me siguri, projekti që do të vijë do të jetë një gërshetim perfekt mes baletit dhe aktrimit”.

Pavarësisht suksesit në vendin fqinj, Klaudia pranoi se i mungon shumë Shqipëria, komunikimi në gjuhën e saj gjatë përditshmërisë. Por a do të rikthehet?

“Kam pasur shumë oferta për të qenë pjesë në jurinë e disa programeve televizive, por i kam refuzuar për faktin që nuk ndihem akoma gati për këtë rol. Me siguri në të ardhmen do jenë, pa dyshim, pjesë e eksperiencave të mia. Jam në krijim të një projekti që ka në thelb baletin dhe kontaktin me njerëzit, është surprizë…”,- u përgjigj balerina.

Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie. E pyetur nëse ka një partner në krah, Pepa tha:

“Sigurisht që ka një histori, por preferoj të jetë private. Ishte një ëndërr romantike, diçka shumë e veçantë (ditëlindja e famshme e mbuluar e gjitha me trëndafila)”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb