Mediat kosovare flasin për një kalim të mundshëm të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi tek Vetëvendosja. Teksa u pyet lidhur me këtë fakt, Krasniqi nuk mohoi këtë, ndërsa tha se respekton vullnetin politik të tyre.
“Vetëm një partie politike u jam bashkangjitur kur kam dal nga burgu Lidhjes Demokratike për shkak se ishte lëvizja më e madhe politike në Kosovë. Përndryshe jam themelues i Partisë Demokratike dhe kur më është pamundësuar dhe ka dal nga shtrati i saj edhe politik edhe ideologjik nuk jam pajtuar kam formuar Nismën dhe kontributin tim e jap aty”, tha Krasniqi.
Ai tha se nuk ka pasur problem me PDK-në si parti, por me disa individë të caktuar, shkruan rtv21.tv Krasniqi theksoi se ka shumë elemente ideologjike të tija që përkojnë me ato të Vetëvendosjes. “Kam simpati se fundi i fundit ato parti kanë dal para qytetarëve të Kosovës dhe kanë dhënë vullnetin dhe unë e respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe i respektojë partitë politike sepse fundi i fundit në demokraci pushtetet ndërtohen mbi bazën e bashkëpunimit të partive politike”, përfundoi Krasniqi.
(ed.me/BalkanWeb)