Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, tregoi se prej shumë vitesh, kabineti qeveritar, i kalon pushimet në Shqipëri.

Ai rrëfeu se fëmijët e tij, preferojnë së tepërmi Adriatikun dhe Durrësin, por këtë sezon, Klosi shprehu dëshirën për të vizituar Bjeshkët në Kosovë.

Sakaq, i pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse do të jetë sërish ministër, Klosi tha se ai ndodhet në atë pozicion falë votës së qytetarëve, ndërsa shtoi se në mandatin e tretë, objektivi është që të bëhen punë të mira.

“Në kemi një dakordësi në kabinetin qeveritar. Që prej shumë vitesh titullarët e institucioneve nuk dalim jashtë pushimet i kalojmë në breg. Fëmijët e mi kanë qejf Durrësin, Adriatikun, por edhe jugun e Shqipërisë. Doja shumë që këtë vit të bëjmë një tur në alpe, është fantastike dhe ajo që në fakt sugjeroj është që të vizitojmë edhe Bjeshkët e Kosovës, është shumë bukur edhe atje.

Ne në fakt duhet ta trajtojmë të gjithë destinacionin shqiptari si një, ashtu si vëllezërit tanë vizitojnë bregdetin tonë, ne s’kemi pse të mos vizitojmë bukuritë e bjeshkëve, të asaj ane kufiri që të afrojnë një pushim fantastik. Kemi shumë për të njohur Shqipërinë, pandemia me gjithë të këqijat e saj, na bëri këtë të mirë që vizituam shumë më tepër Shqipërinë. Të gjithë kanë qenë pozitiv me turizmin. Padyshim ka probleme me turizmin shqiptar, por kemi detyrë të nxjerrim anët positive. Të flasim për të mirën.

Një mandate i tretë do të thotë që njerëzit na vlerësuan për çfarë kishim bërë. Nuk të voton njeri nëse s’ke bërë gjë. Për Beratin ne kemi bërë shumë, ndaj fituam. Duhet të vijojmë atë që kemi ndërmarrë. Duhet të rrisim nivelin e jetesës.”

Pyetja: A prisni të jeni përsëri ministër?

Blendi Klosi: I kam parë edhe kolegët , disa prej tyre edhe bëjnë lajm. Ka nevojë këtu të kesh edhe një farë eksperience. Unë fatmirësisht e kam këtë eksperiencë modeste për të thënë që ne jemi në këtë detyrë të zgjedhur nga forumet. Je në politikë për sa kohë merr votat e forumeve, votat e qytetarëve. Janë forumet ato që të vendosin të shkosh përpara, të kesh një funksion administrativ apo një funksion politik, ndaj nuk është gjë që ka të bëjë me dëshirën e individit kjo punë.

Kjo është diçka që ka të bëjë me performancën e ekipit me atë çfarë thash që mandati I tretë duhet të jetë një mandat shumë I fortë përsa i përket punëve të realizuara, por ka edhe diçka tjetër, që në detyrën tonë është një maratonë e gjatë për të gjithë ata që në këtë ekip vlejnë edhe duan të bëjnë punë të mira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb