Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuara e radhës në emisionin e fundit për këtë sezon të “Real Story”.
Teksa ezauruan pyetjet që lidheshin me pandeminë dhe procesin e vaksinimit, ministrja u pyet nga gazetari Sokol Balla për ecurinë e saj në politikë.
Gazetari e pyeti drejtpërdrejt ministren, në do të jetë sërish në kabinetin qeverisës edhe në mandatin e tretë. Ministrja u përgjigj se këtë vendimmarrje e cakton kryeministri Edi Rama, e shtoi, se do të japë maksimumin kudo që të caktohet.
Keni një përjetim personal për situatën, si ke dalë nga e gjithë kjo?
Ogerta Manastirliu: Edhe për mua ka qenë një moment testimi personal. Kam testuar veten time në një moment jo të lehtë. Përgjatë këtyre viteve në sistemin shëndetësor, nuk përmend vitet si ministre e Shëndetësisë, por edhe si drejtoreshë e QSUT. Nëse s’do të kisha bërë atë eksperiencë do e kisha të vështirë njohjen me sistemin për një pandemi si kjo që po kalojmë. Por unë kam dhënë maksimumin, e do të jap maksimumin kudo të shkoj.
Nëse ka ndonjë emër që po diskutohet për qeverinë e ardhshme është i juaji, a do jeni sërish në kabinetin qeverisës?
Ogerta Manastirliu: I përket kryeministrit të vendosë. Por unë do të punoj me përkushtim dhe do të jap më të mirën kudo të punoj, qoftë në sistemin shëndetësor, apo në një tjetër sektor.