Kanë kaluar disa kohë tashmë që kur modelja shkodrane, Erjona Sulejmani dhe mesfushori nga Tetova Blerim Xhemajli, vendosën t’i japin fund martesës së tyre, ndërsa tashmë gjithsecili vijon jetën e tij.
Modelja është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku organizon shpesh herë dhe rubrikën ‘Ask me’.
E në këtë rubrikë fansat e Eriona Sulejmanit janë shumë kurreshtarë për të kuptuar se pas historisë me Xhemailin modelja shkodrane do të tentojë të lidhet me një futbollist tjetër.
Ajo ka qenë e qartë për këtë çështje, i ka mjaftuar lidhja me ish-in e saj.
Por fansat vijojnë me pyetje e shumë prej tyre e shohin edhe në krah të Ronaldos.
‘A do të doje të kaloje një natë me Christiano Ronaldo?’ ishte pyetja e drejtuar nga ndjekësi.
Por edhe në këtë pikë, Erjona nuk është dakord.
‘Jo’ është përgjigjur prerazi modelja ndjekësit të saj.