Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi ka dhënë detaje nëse në ‘sitën’ e Vettingut do të futen edhe trupa pedagogjike e këtij institucioni.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24 Sadushi tha se kjo është parashikuar në ligj dhe se nëse është e nevojshme le të “skanohen” të gjithë pedagogët. Ndërkohë ai tha se rreth 50 pedagogë të Shkollës së Magjistraturës vijnë nga sistemi, pra nga ai sistem si cili sipas tij është i bllokuar.

“Në ligj është parashikuar që të kalojë vettingun edhe këshilli drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Ne jemi të gatshëm që të na marrin dhe të na skanojnë. Edhe pedagogët duhet të kalojnë procesin e vlerësimit dhe të qëndrojnë në detyrë nëse janë të pastër. Të bëhet vlerësim për pasurinë dhe figurën, çdo gjë që ka të bëjë me Shkollën e Magjistraturës. Le të skanohen të gjithë nëse vjen e keqja nga pedagogët. Shkolla ka 8 pedagogë dhe drejtoi 9 që janë të brendshëm. Gjithsej janë 60 pedagogë në tërësi dhe 50 prej tyre janë gjyqtarë, prokurorë, akademikë. Janë njerëz që punojnë në sistem”, u shpreh Drejtori i Shkollës së Magjistraturës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: