Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar një komunikim për mediat për situatën e epidemisë në vend dhe masat anti-COVID.

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini e pyetur lidhur me vaksinën universale kundër COVID e cila sipas ekspertëve synon të përfshijë të gjitha variantet e COVID dhe nëse do të ketë një të tillë, u shpreh se  në momentin që kjo do të jetë e disponueshme atëherë do të njoftohen edhe autoritetet dhe qytetarët.

Ajo theksoi se këto janë procese aktive, pasi ekspertët studiojnë mundësitë që të krijohet vaksina që përmban të gjitha mutacionet.

Një vaksinë universale që të njohë të gjitha variantet e COVID-19?

Tomini: Këto janë procese , studime aktive. Ekspertët kryejnë studime për të prodhuar vaksinën universale që të përmbajë të gjitha mutacionet… Derisa të kalojnë të gjitha provat , në momentin e parë që do të jetë e mundësuar do të jeni edhe ju në dijeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb