Ish-kryeministri Sali Berisha teksa reagoi ashpër kundër vendimit të Kuvendit dje që rrëzoi rezolutën që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, u pyet për faktin nëse do të kërkonte ndjesë publike për faktin se gjatë qeverisjes së tij nuk ishte bërë një hap i tillë.

Ai tha se ky ishte një proces, duke shtuar se Shqipëria nuk ka asnjë pajtueshmëri mbi gjenocidin.

“Ai ka qenë një proces. Nuk mund të ketë pajtueshmëri mbi gjenocidin. Shqipëria është vendi i parë në Europën ish-komuniste që ka miratuar ligjin për dënimin e krimit komunist. 10 vite më pas e ka miratuar Polonia. Shqipëria do e miratonte atë rezolutë. Sikundër Shqipëria do e mbështeste fuqimisht Kosovën, për të paditur Serbinë. S’mund të ketë asnjë ekuivok dhe pengesë në këtë rrugë.”, tha Berisha.

Mes të tjerash ai sulmoi ashpër Vuçiç.

“Padiskutim ky gjenocid është i konfirmuar nga dy gjykata Ndërkombëtare. No coment! E thashë edhe në parlament, nëse analizoj zhvillimet në Ballkan, konsideroj një nga gabimet e mëdha të komunitetit ndërkombëtar, qëndrimin deri diku të butë ndaj Vuçiç në raport me gjenocidin. Kjo bëhet aktuale me luftën e Rusisë. Pse e mori këtë akt Vuçiç? Sulmoi një komb vëlla! Pse e bëri këtë? E bëri se është një kriminel, ka qenë një kriminel i KKB dhe të tjerë e injoronin këtë fakt. Mirëpo ja që erdhi në skenë dhe tregoi se çfarë ishte dhe çfarë konceptesh kishte. Ky vrasës barbarë. Vuçiç çfarë është? Nëse Vuçiç nuk pranon gjenocidin në Kosovë, ju garantoj se është i gatshëm që të veprojë. Kasapi i Ballkanit për ne ka qenë një udhëheqës i madh. Veprat e tij mund të përsërisë edhe Vuçic. I përshëndes deklaratat e zotit Borrell. Ai vazhdon të marrë raketa kineze e tanke ruse dhe të përgatitet për gjenocid. Do e përgatisim dosjen për Hagë. Njeriu që i bën më shumë tualet Vuçiç është Rama. Ramën e shohin me habi se si ky e mbron Vuçiçin. Ai hiqet sikur e kontrollon Vuçicin.”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb