TIRANË

Shqipëria nuk do të kërkojë pasaporta vaksinimi për këdo që kërkon të vijë për të kaluar pushimet gjatë sezonit turistik. Deklarata vjen nga kreu i qeverisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët me komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Shqipëria nuk do vendosë asnjë kusht e asnjë pengesë. Kushdo të vijë në Shqipëri për një sezon turistik, që duhet të jetë shumë më i lehtë se i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten nga vende të tjera për të ardhur në Shqipëri. Jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, do vijojmë me ritëm vaksinimin. Objektivi është 1 mln. Puna vijon që Shqipëria të buzëqeshë e çliruar nga ky makth e kapaciteti i saj kryesor që ka të bëjë me turizmin të përdoret sa më shumë këtë vit e në vitet në vijim.” u shpreh Rama.

Sa i takon mbështetjes së BE në procesin e vaksinimit, komisioneri Varhelyi u shpreh se doza të tjera vaksinash do të vijnë në ditët në vijim

“Po punojmë për të sjellë doza të tjera. Do të vi vetë në të ardhmen, do të vijnë aq shpesh sa s’do kem kohë të vijë në Shqipëri.

Po, ne i kemi bërë një propozim shteteve dhe ata marrin vendim, si do ecet para. Në rekomandime kemi sygjeruar që shtetet te hapin kufijtë dhe të lejojnë qytetarët e shteteve të tjera të hyjnë në BE, ne po përdorim të dhëna epidepiomologjike, që ato vende që kanë situatë të mirë epidemiologjike të vizitojnë vendet e BE. Shpresoj të kemi një verë drejt normalitetit” theksoi Varhelyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: