E ashpër ka qenë deklarata e bërë nga Flamur Noka në emisionin “Frontline” në News24, kundër kryeministrit Edi Rama.  Noka akuzoi kryeministrin se synon të shpopullojë Shqipërisë, me qëllim për të bërë realitet Serbinë e Madhe.

Gjatë bisedës në studio Noka foli edhe për protestën e 12 nëntorit dhe u shpreh se beson se grupi i Alibeajt do t’i bashkohet protestës.

“Kur është në pushtet fajin e ka Saliu. Këtë gjenocid që po kryen qeveria e sulltanit të Surrelit nuk e kanë kryer as pushtuesit. Nuk është çështja se po ikin 5  apo 1 mijë veta, por shpopullimi po bëhet me strategji. Për interes të sundimit të tij dhe shkatërrimit të Shqipërisë,. Që pas pak vitesh shqiptarët të jenë pakicë dhe këtu të mos flitet më shqip dhe nesër Serbia e madhe të jetë realitet. Një strategji që këtu të mos ngrejë ksuh kokë dhe jugosllvia e re të bëhet realitet. Ne do të bëjmë betejën tonë. Mos mendoni se opozita do dalë në det të mbrojë detin, por do të paraqesë alternativën. Po bëjmë betejën që nuk është bërë kurrë me këtë regjim. Data 12 është sinjali i parë për ti thënë se shqiptarët nuk mund të shkelen me këmbë, nuk mund të largohen nga Shqipëria”, tha ai, duke shtuar: “Edi Rama ka ëndërr të bëhet mbret. Mundësinë e kishte deri më datë 23 mars të këtij viti. Kishte shpresë se do bëhej mbret por pas kësaj date ëndrra e tij po venitet, ëndrra e tij po vdes. Nuk ka më pazare, shantazh dhe blerje të opozitës. Koha e pazareve ka vdekur.”

Protesta më 12 nëntor?

Noka: 7 korriku ishte mesazh i qartë, por 12 nëntori do të jetë dyfishim i vrullit mllefit, urrejtjes së shqiptarëve kundër sulltanit të Surrelit. Dyfishim i energjisë opozitare se ky vend bëhet dhe do të jetojnë shqiptarët. Nuk do të kthehet tokë e djegur siç e ka projekt sulltani.

Shoqëria shqiptare është 2 -3 hapa para partive politike. Energjia është shumë  e akumuluar kundër këtij regjimi. Ne si PD duhet të përshpejtojmë. Fitorja është duke trokitur. Ne krye të opozitës nuk ka peng është Sali Berisha. Çdo shqiptar e di që Berisha nuk të shet, por prin, ecën ngjall shpresë, frymë dhe sjell fitore. I vetmi që sjell fitore. E rëndësishme është thirrja për t’u bashkuar në protestë.

Çdo pensionist sot është më i varfër kur Berisha la pushtetit. Çdo mësues është më i varfër se kur Berisha la pushtetin dhe ka arsye për të protestuar kundër këtij regjimi. Ka një mijë e një arsye për të protestuar kundër regjimit të Sulltanit të Surrelit, Pedagogë, mjek , infermierë është i motivuar më shumë për të protestuar. Çdo kush që sheh që inceneratorët janë mega vjedhje që Porti i Durrësit është aferë për të pasuruar Vuçiçin dhe Lukashenkon duhet të dalë më 12 nëntor për t’i thënë Sulltanit ndal. Në Shqipëri ka njerëz që i dalin zot asaj. Sot Shqipëria është në rrezik, demokratët do t’i dalin zot.

Incidentë në protestë?

Noka: Ministres së Kulturës i them se afera e Butrinti, pallatit të Brigadave, do të të ndjekë deri pas hekurave, nuk ka drejtësi që të të shpëtojë.

Ambasada amerikane e di shumë mirë që protesta do të jetë paqësore si kurrë ndonjëherë. Kështu protestojnë demokratët.

Bashkë me grupin e Alibeajt?

Noka: Besoj do të jenë sepse nuk mund të ndodhë ndryshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: