Kandidati për deputet i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që në një farë mënyrë ftonte që të bashkëpunonin me Bashën pas 25 prillit.

I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ Salianji tha se kjo deklaratë ishte diversion për të hequr vëmendjen nga shqetësimet e qytetarëve dhe premtimet që s’i ka mbajtur.

“Pasi është braktisur nga të gjithë qytetarët, po kërkon strehë. Streha e fundit e këtyre maskarenjve, është diversioni. Siç e ka thënë Basha sot, dhe në gjithë ndryshimet e PD, është se Rama nuk i shpëton dot qytetarëve me largimin masiv, dhe as përballjes me drejtësinë. Të tjerat janë banalitete. Qytetarët duhet të shohin të tjera gjëra se sa lekë kanë në xhep, sa e kane rrogën, sa drita, ujë duhet të paguajnë. Mesa duket Edi Rama ia ka marrë dorën letrave ndaj burrave, e them për batutë, por është diversion për tërhequr vëmendjen nga problemet sociale. Është taktike elektorale, por që nuk ka ça thotë. Ai e thotë për interes të vetë. Edhe thirrja është element për sigurimin e personazhit të këtij vetë. Nuk shoh as fije seriozitet, dhe nuk ka shpëtim. Do të përballet me drejtësinë. Ashtu siç e meriton çdo autokrat që ka abuzuar me qytetarët. Zoti Basha do të jetë kryeministër i Republikës e Shqipërisë me votat e shqiptarëve. Ajo që presin qytetarët është çlirim i PS nga një grup apo sekt 99. Kjo deklaratë është pa interes. Në 25 prill do të fitojë koalicioni i Partisë Demokratike.”, tha Salianji.

Duke u ndalur tek deklarata e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim se; “Kush do ndryshimin të votojë ndryshimin, kush do kriminelët, të votojë kriminelët”.

“SHBA është aleati ynë kryesor. Janë ylli polar dhe shteti demokracia e së cilës duam t’i ngjasojmë. Ambasadorja e tha qartë, se kushdo që të zgjedh kriminelët, duhet të ndahet nga ata që duan të zgjedhin ndryshimin. S’ka vend për koment. Duhet mbështetur në çdo rast për çdo thirrje, sidomos kur vjen puna për zgjedhjet.”, tha Salianji.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb