Festivali i Eurovisionit këtë vit do të jetë me publik në sallë dhe do të mbahet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në Maj.

“BBC” ka raportuar se do të lejohen 3.500 njerëz për të ndjekur nga afër festivalin. Kështu, arena do të jetë gjysmë e mbushur.

Shikuesit duhet të dorëzojnë një test negativ pët Covid-19 para hyrjes në sallë. Ky plan është propozuar nga qeveria hollandeze dhe është mirëpritur nga organizatorët e Eurovisionit. Kujtojmë se Shqipëria do të përfaqësohet nga Anxhela Peristeri, me këngën “Karma”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb