Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ndodhej për një vizitë në Liban, u ndal tek fëmijët shqiptarë që ndodhen në Siri. Në një lidhje për emisionin ‘Open’ Lleshaj pohoi se situata në këtë shtet është e vështirë, ndërsa theksoi se nuk do që të japë shpresa të kota mbi mundësin e riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë.

“Kam zhvilluar dje dhe sot disa takime në Liban. Nuk dua të jap shpresa të kota. Tentojmë ta afrojmë sa më shumë zgjidhjen. Duhet kontaktuar kurdët që kanë në administrim kampin. Duhet kontaktuar Siria. Kontaktojmë edhe më Libanin- tha Lleshaj.

Sipas Lleshaj, shqiptarët që mbahen në ato kampe të Sirisë konsiderohen si palë humbëse.

“Kjo konsiderohet palë humbëse. Dhe disa kanë për të dhënë përgjegjësi ligjore. Njëra prej çështjeve është e fëmijëve, po diskutojmë për evakuimin e tyre. Ne patëm plane ambicioze që vjet por situatat që erdhën më pas e ndryshuan rrjedhën e gjërave disi. Situata gjithësesi mbetet e nderë, mësova se këtu ka 1000 raste në ditë të covid, kufiri me Siri është i mbyllur. Unë nuk dua të jap shpresa të kota. Nuk mund të ndiqet modeli kosovar, i pamundur kontrolli i situatës në terren është shumë fragile. Le të mos zgjojmë zhurmë të panevojshme për këtë çështje”, pohoi ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb