Një zyrtar separatist ka njoftuar se forcat ruse dhe aleatët e tyre separatistë në Luhansk nuk planifikojnë të sulmojnë fabrikën e madhe kimike Azot në Severodonetsk, ku trupat ukrainase po qëndrojnë.

Zyrtari i paidentifikuar megjithatë ka bërë me dije se negociatat me trupat ukrainase atje kishin dështuar deri tani për të arritur një marrëveshje.

“Nuk ka plane për të sulmuar Azot. Fabrika është e bllokuar. Trupat ukrainase që mbeten atje do të detyrohen të dorëzohen”, tha zyrtari.

Ai përjashtoi mundësinë e lejimit të tyre një korridor të sigurt për t’u ribashkuar me forcën kryesore ukrainase, diçka që ai tha se e kishin kërkuar.

Më herët, guvernatori i Ukrainës për Luhansk, Serhiy Haidai, tha se rreth 800 civilë duke përfshirë fëmijë ishin strehuar në bunkerë në uzinën Azot. Ai tha se bombardimet ruse kishin shkaktuar një zjarr të madh në uzinë, por nuk raportoi për viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb