SHKODËR

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për të ardhmen e koalicionit ‘Shtëpisë së Lirisë’ pas 6 marsit në një konferencë me kandidatin Bardh Spahia.

Berisha u pyet se cila është perspektiva e “Shtëpisë së Lirisë”, nëse do të mbyllet më datën 7 mars apo do të avancojë deri në krijimin e një grupi parlamentar.
Ai tha se “Shtëpia e Lirisë” është një aleancë elektorale dhe kjo erdhi si rezultat i rrëmbimit të logos të PD nga Edi Rama për llogari të Lulzim Bashës, me policë dhe me gjykatës.

“Por edhe po të mos qe kjo, ne në koalicion do të ishim dhe unë dua t’ju siguroj ju, se sapo të përfundonim problemet e ristrukturimit të brendshëm të partisë, ne do të kalonim në zgjerimin e madh të frontit të revolucionit paqësor demokratik me forca të tjera politike që duan të qëndrojnë si opozitë e vërtetë dhe jo pseudo-opozitë, përfshirë këtu intelektualë, shoqërinë civile e të tjerë me radhë.
Pra, ky front me këtë emër është elektoral, por pas zgjedhjeve do të jetë një front edhe më i gjerë se ky që do të përballet me narko-shtetin në Shqipëri.

Edi rama nuk ndryshon, por shqiptarët do ta ndryshojnë atë. Është i domosdoshëm largimi i tij sa më shpejt nga pushteti. A mund të largohet ai nga pushteti. PO. Është i përfshirë në afera korruptive që s ‘mund të dalë. Nuk them se do marrë përgjigje nga drejtësia që kontrollon, JO, por ai do marrë përgjigje nga qytetarët që janë të revoltuar jashtë mase me këtë njeri.” u shpreh Berisha.

Cili është plani juaj për të ndezur shqiptarët…

Unë gjeta të gjallë idealet parimet e kësaj partie te qindra mijëra shqiptarë. Dhe kjo më inkurajon shumë. Betejën e kemi nisur për rikthimin e lirisë. në pamje të parë të duket si abstrakte por unë e konsideroj shumë konkrete. Do bëj gjithçka të bind shqiptarët për votën. Kanë qëndrime të ndryshme për votën. Gjithcka që bëj do synoj votën. Cdo gjë duhet të bëjmë të sjellim të rinjtë në piedestal. Nuk ka projekte më ideale se ëndrrat e tyre të ditës. Po kaq të rëndësishme janë gratë dhe roli i tyre. A do ia dalim? Unë besoj plotësiht.

Ish të përndjekurit politikë ..

ADN e PD janë të përndjekurit politikë. Është në të drejtën e tyre të mbajnë qëndrimet që duan. Atyre më shumë se kujtdo tjetër në Shqipëri iu intereson ne PD e vertetë opozitare.

Koalicioni me LSI demotivon demokratët?

Beteja është me origjinalin, beteja kryesore zhvillohet me Edi Ramën, Basha është një peng i tij. Këtë e kanë marrë vesh mirë shqiptarët. Ju e shihni si rrokulliset nga polli në poll. nëse e con në anëtarësinë e PD ai bie në 0.08 %. Demokratët të bashkohen të gjithë në fushatë, dhe jo të ndjekin logon e konfiskuar nga edi rama për llogari të Bashës. Kam deklaruar se do bëj koalicion me LSI e cdo forcë politike për përmbysjen e Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb