Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet paraditen e sotme për të dhënë informacionet më të fundit mbi situatën pandemike në vend.

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të zhvillohet në orën 10:30, ndërsa nuk dihet nëse do të informohen masa të reja anti-Covid apo do të vijojnë të mbeten në fuqi ato që janë aktualisht.

Ajo që dihet është se java e fundit ka shënuar një rritje rekord infektimesh, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, kjo edhe për shkak të mbërritjes së variantit më të transmetueshëm të Covid-19, Omicron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb