Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi dha 3 skenarë të mundshëm që flasin mbi opsionet se kur do të mbarojë lufta në Ukrainë. I ftuar në ‘News24’ Demi tha se skenari i parë është ai që lufta do të zgjasë deri në 1 vit, ndërsa kjo do të jetë rraskapitëse.

Ndërkohë skenari tjetër është largimi i mundshëm i Putin apo dhe një armëpushim përmes një marrëveshje.

“Ekzistojnë mendime të ndryshme. Disa thonë se kjo luftë mund të zgjasë shumë dhe do të ketë viktima, siç i thamë, shkatërrime, një lëngim dhe katastrofë pa fund. Mund të shkojë dhe një vit. Ky është një skenar. Skenarin e parë e quajnë të mundshme. Skenari tjetër është ai i bisedimeve. Dje u bë raundi i katërt i bisedimeve, ku palët thonë se janë optimistë. Drejtuesi i bisedimeve të Ukrainës thotë se Rusia është zbutur në qëndrimet e saj.

Por Rusia mund t’i bëjë këto bisedime për të blerë kohë. Hyn në bisedime për të përparuar më tej. Rusia kërkon 4 gjera të mëdha nga Ukraina dhe mbase i bën për të kërkuar kohë. Nëse lufta arrihet përmes bisedimeve, këtë mund ta bëjnë personalitete të pranuara nga të dyja palët. Të dyja palët nuk do të jenë të kënaqura. Do mbarojë lufta, por të dyja palët nuk do të marrin ato që pretendojnë. E treta është një skenar që Putini mund të largohet nga detyra dhe të vijë një Putin tjetër, që do ta njohë çmendurinë e presidentit dhe të arrijë në një marrëveshje që të shpëtojë fytyrën e vetë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb