Duket se Rusia dhe Ukraina, pas 4 javësh luftimesh të ashpra, janë afër një marrëveshje. Kështu ka deklaruar negociatori rus, sa i takon bisedimeve mes Moskës dhe Kievit zyrtar. Negociatori rus tha se janë afër një marrëveshje për neutralitetin e Ukrainës.

“Afër marrëveshjes për neutralitetin e Ukrainës. Bisedime për statusin neutral të Ukrainës”, tha negociatori rus Vladimir Medinsky.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi Medinsky të thoshte se ekipet negociuese që përpiqeshin të binin dakord për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se po diskutonin elementet e garancive të sigurisë nëse Ukraina nuk përpiqet që të bashkohet me NATO-n. Ai nuk pranoi të zbulojë detaje të tjera nga bisedimet. Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt në një përpjekje për të pushtuar këtë shtet.

Forcat ukrainase kanë ngritur rezistencë të ashpër dhe Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat e saj, raporton Financial post.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: