Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe kufizimet që do të vijnë lidhur me lëvizjen në këmbë të qytetarëve ku ka thënë se nuk është e këshillueshme ajo në grumbull.

Rama ka apeluar që qytetarët mos lëvizin familjarisht apo të shkojnë për piknik tek Kodrat e Liqenit por të qëndrojnë në shtëpi ose që të dalin një shëtitje me sa më pak persona.

”Pyetja tjetër, a do pezullohet ecja në këmbë?
Nuk do të pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup. Nuk është askurkund e këshillueshme të grumbullohen familjet dhe të bëjnë piknik në Kodrat e Liqenit. Mund të marrim ajër të pastër por jo në grup, jo familjarisht. Mos përdorim forcën që të mblidhen për Ditën e Verës të gjithë në bulevardin Elbasan.
Sa i përket e thamë për qendrat tregtare se është e përsëritur. Sa i përket autobuzave.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb