Në intervistën e dhënë për kanalin në “youtube” të FSHF-së trajneri Kristian Panuçi është pyetur dhe për mungesën e kapitenit Ansi Agolli dhe a ka shanse që mbrojtësi i majtë të rikthehet në Kombëtare, pas momentit jo të mirë që po kalon ky repart.

Tekniku italian i ka mbyllur derën Agollit duke thënë se është 37-vjeç dhe pa perspektivë. Ai gjithashtu u pyet edhe për lënien jashtë të Armando Sadikut.

“Agolli është një futbollist 37-vjeçar, që do të thotë se në perspektivë nuk mund të na ndihmojë, ndaj duhet gjetur një zgjidhje tjetër. Në katër muajt e fundit, Cikalleshi ka luajtur shumë më tepër se Sadiku. Ishte e drejtë që të thërrisja atë që kishte më shumë minuta në këmbë. Por në ardhmen, nëse do të luajë, do të grumbullohet”, u shpreh Panuçi.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/a-do-te-rikthehet-agolli-dhe-pse-nuk-u-grumbullua-sadiku-ja-si-pergjigjet-panuci/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: