TIRANË

Për Komitetin e Ekspetëve në Shqipëri nuk pritet të vendoset për vaksinim të detyrueshëm të të rinjve. Dukeiu përgjigjur interesit të gazetarëve në mbledhjen e parë pas konfirmimit të variantit Delta në Shqipëri, zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se nga ditët e vaksinimit masiv, është vënë re një sensibilizim i lartë mes të rinjve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sensibilizimi për efektin e vaksinimit nuk është vetëm i ministrisë, por i të gjithë shoqërisë. Të dhënat që ne kemi, në vaksinimin e hapur, numri i të rinjve është i mirë. E kanë kulturën shëndetësore, të vaksinimit. Nuk besoj do shtrohet problemi i vaksinimit të detyruar. Sepse të rinjtë e dinë që duhet të bëjnë vaksinën.” u shpreh Rakacolli.


Nga ana e saj, drejtoresha e ISHP, Albana Fico, apeloi të rinjtë të vaksinohen duke përfituar nga ditët e vaksinimit masiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: