Një ditë pas tensioneve të ashpra në Veri të Kosovës, ku qytetarë serbë protestuan dhunshëm ndaj 4 kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë, sot situata paraqitet më e qetë.

Në një lidhje live për News24 gazetari Osman Stafa deklaroi se kreu i Komunës së Leposaviçit në Veri të Kosovës, qëndron ende i mbyllur në zyrën e tij, ndërsa jashtë godinës qytetarët serbë. Po ashtu ai pohoi, duke iu referuar përfaqësuesve të KFOR, se njësia Speciale e Kosovës do të ketë lëvizur deri në orën 15:00 nga 4 komunat.

Po ashtu Stafa, duke iu referuar burimeve zyrtare nga policia e Kosovës, kjo e fundit pretendon se grupe të organizuara kanë ardhur me makina nga Beogradi, për të krijuar destabilitet dhe për të nxitur tensione të qëllimshme në këto zona.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb