Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa u ndal tek disa studime të shkencëtarëve në SHBA dhe në Itali, mbi mundësinë e nxjerrjes së një testi për të parë se çfarë imuniteti ka krijuar COVID-19 tek popullata, pohoi se nëse zbatohet si procedurë, e njëjta gjë do të ndodh dhe në vendin tonë.

Ne nje interviste per ‘Real Story’ ne News24 ministrja tha se: “Janë duke u kryer disa vlerësime për këtë test në Itali dhe SHBA. Nuk ka ndonjë test, që të jesh komercial, që të vijë dhe ta realizojmë në Shqipëri. Studimet janë studime që ISHP i kryen vazhdimisht për sëmundjet që parandalohen nga vaksinat. Edhe ne jemi duke punuar përmes një grupi ekspertësh. Sapo testet të jenë të gatshëm, të mundet të shikojmë imunitetin që ka krijuar ky virus në vendin tonë. Ky test nuk është ende i përcaktuar. Nëse është, ne do ta kemi në Shqipëri, që të vlerësojmë imunitetin në popullatë. Se sa është popullata e mbrojtur nga ky virus.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: