Kreu i Partisë së Lirisë tha se opozita do të vazhdojë në rrugën e protestave, pasi sipas Ilir Metës, është vetë shteti që i provokon ato.

“Unë besoj se ju nuk doni të shikoni protestat. Protestat që keni parë të fëmijëve dhe prindërve, të gjimnazistëve, prindërve, pedagogëve, gjithçka tjetër, mos i nënvlerësoni këto protesta sepse burojnë nga shpirti i qytetarëve të provokuar në mënyrë të pashpirt nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me kujdesin ndaj qytetarëve. Do të vazhdohet në rrugën e protestave sepse protestat i prodhon vetë kjo qeveri mizore me qytetarët shqiptarë”, tha Meta.

Kemi vendim për rritje pagash nga kryeministri, cili është qëndrimi juaj?

Ilir Meta: Depozitimi i ligjit për indeksimin e pagave nga PL menjëherë e vuri në –presion dhe kompleks por është tjetër gjë miratimi i ligjit që është atje, që e ka për detyra një qeveri që të rrisë pagat në bazë të inflacionit. E përshëndesim çdo rritje ekonomik e dhe rritje page por do të shohim edhe zbardhjen e vendimit, se ju e dini që ka mospërputhje të madhe midis asaj që thuhet dhe asaj që shkruhet në letër nga qeveria. Dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e dinë fermerët, se kur sheh reklamat duket se do të përfitojnë të gjithë, ndërsa letrat janë bërë që të përfitojnë klientët e qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: