Nesër do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku do të betohet presidenti i ri i vendit Bajram Begaj.

Nuk dihet nëse kreu i PD Sali Berisha do të bashkohet kësaj seancë.

Por PD në një komunikim zyrtar bën me dije se për këtë vendim do të jetë vetë kreu i PD Sali Berisha që do të zhvillojë një komunikim ditën e nesërme.

Kujtojmë se më herët Enkelejd Alibeaj, konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të presidentit të ri në Kuvend.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Në përgjigje të interesimit të mediave për pjesëmarrjen e opozitës dhe Kryetarit të saj Sali Berisha në Ceremoninë e betimit të Presidentit në Parlament, do të kemi një komunikim zyrtar ditën e nesërme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb