Sali Berisha gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook është pyetur sërish për Luiz Eillin. Një qytetar e ka pyetur nëse Partia Demokratike do ta përfshinte në fushatë Luizin pas daljes nga Big Brother Vip.

‘Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi që është, një artist, interpretoi si artist me talent dhe e meriton fjalën artist. Secili ka diellin e vet dhe nuk duhet t’i përziemi askujt në diellin e tij. Ai meritoi admirimin e publikut, shqiptarëve dhe më gjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb