Aktorja Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aktorja u fut në “Big Brother Vip” dhe vioji më pas me karrierën e saj ai aktore humori.

Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.”

Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës?

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf.”- tha sot Arjola e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” duke mos treguar më shumë.

Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

Ndërsa në një intervistë tjetër një vit më parë në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: