Votuesit zviceranë do të vendosin sot nëse do ta braktisin marrëveshjen për lëvizje të lirë të njerëzve me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas zërave që përkrahin këtë ndryshim thuhet se largimi nga marrëveshja do t’ia mundësojë Zvicrës kontrollimin e kufijve të vet dhe përzgjedhjen e atyre imigrantëve për të cilët ka nevojë.

Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keller-Sutter shprehet se largimi i Zvicrës nga kjo marrëveshje do të krijonte një situatë më të keqe se Brexit-i. Zvicra shumë kohë më parë ka vendosur të mos i bashkohet BE-së, por ajo dëshiron qasje në zonën evropiane të tregtisë së lirë dhe dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi, shkenca dhe arsimi.

Kujtojmë se Bashkimi Europian vazhdimisht i ka treguar Zvicrës se largimi i mundshëm nga marrëveshja për lëvizje të lirë do të nënkuptonte edhe tërheqje nga marrëveshjet tjera që sjellin përfitime për shtetin helvetik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: