Papa Françesku në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se kryeministri hungarez Viktor Orban e ka informuar atë se Rusia mund t’i japë fund pushtimit të Ukrainës më 9 maj.

Papa Françesku është shprehur se me kryeministrin hungarez është takuar në fund të prillit dhe se gjatë këtij takimi kanë bashkëbiseduar për presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë.

“Orban kur e takova, më tha se rusët kanë një plan, se gjithçka do të përfundojë më 9 maj. Kjo do të shpjegonte gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po synon të heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, pra gjithçka ka lidhje”, ka thënë Papa Françesku shkruan CNN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb