Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët është ndalur te zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ai ka thënë se në këto zgjedhje duhet të gjithë të bëjnë detyrën dhe të mos përsëriten historitë e hidhura të tjetërsimit të votës
“Është çështje që i takon forcave politike. Vendi para 25 prillit s’kishte opozitë. Sidoqoftë kemi disa deputetë të angazhuar për të përmbushur misionin e opozitarizmit në vend, por në çdo rast ka shumë të tillë që duhet të bëjnë detyrën.
Unë bëj thirrje që të punojnë për të vendosur integritetin e votës së lirë dhe duhet të punojmë për çeljen e negociatave me BE brenda 6 muajve e në këtë drejtim mendoj që këto zgjedhje janë një mundësi për të lënë pas shkrirjen e shtetit me partinë në zgjedhjet e fundit. Të gjithë ato historitë e hidhura të tjetërsimit të votës. Unë i uroj të gjithë që të punojnë për këtë çështje”, tha Meta.
(BalkanWeb)