TIRANE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kundërshtoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj.

Pas përfundimit të seancës dhe vendimit, Tahiri ka thënë jashtë ambienteve të Gjykatës se kësaj maratone po i vjen fundi dhe se deri më 10 mars organi i akuzës ka kohë të mjaftueshme të mbyllë hetimet.

I pyetur nga gazetarja e News24, Klodiana Lala nëse do i rikthehet politikës nëse mbyllen hetimet dhe del i pafajshëm, Tahiri u përgjigj shkurt se: ‘Ka kohë për të gjitha’.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: