TIRANE- Deputeti, njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar sot zërat nëse ‘Çadra e Lirisë’ e opozitës do të hiqet apo jo nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ ku qëndron prej gati 3 muajsh.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufës në ‘News24’ Sekretari i Përgjithshëm i PD-së pohoi se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për heqjen e çadrës, që sipas tij është simbol i sakrificës.
ristani
“Taktikat e luftës opozitare, ndërmjet të cilave është edhe çadra, si simbol i luftës, janë në diskutim. Pra që të ndjekim këtë rrugë apo një tjetër. Por nuk kemi pasur asnjë vendimmarrje që të mbyllim çadrën. Ajo do të vazhdojë. Ka qenë në diskutim forca dhe mënyra se si mund të jetë më mirë për t’u reaguar. Çadra është kthyer në simbol të protestës. Vërtetë ka qenë simbol i sakrificës. Unë besoj se çadra do vazhdojë dhe nga ana tjetër besoj se do shkohet tek një zgjidhje e shpejtë”, tha Ristani, raporton ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: