Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një tjetër video nga pyetësori Këshillimit Kombëtar, ku pyetja e radhës lidhet me gjobat për ndotjen e hapësirës publike.

Në videon e publikuar qytetarë kanë dhënë mendime të ndryshme, disa prej të cilave janë shprehur se duhet aplikuar gjoba, por ka edhe të tjerë të cilët theksojnë se duhet të arrihet nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe ndëshkimit.

“423,717 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar ku kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Ja disa përgjigje me video të qytetarëve për pyetjen nëse qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike.”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

 


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb