Furnizimi i Ballkanit Perëndimorë me vaksina anti-COVID po bëhet me doza të kufizuara. Ndonëse Shqipëria deri më tani ka siguruar një sasi dozash vaksinash, Kosova nga krahu tjetër është pak më mbrapa në këtë drejtim. Teksa në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohej mbi një fitore të mundshme të Albin Kurtit në zgjedhjet që sapo lamë pas, një ndër sfidat që u nxor në pah është dhe ajo me pandeminë.

Analisti Fatos Lubonja, argumentoi se sipas tij duhet të bërë një forcim më i madh i sektorit shtetërorë në shëndetësi, model ky që sipas tij ndiqet nga shumë vende të zhvilluara Evropiane.

Ai tha se nuk ka asnjë paragjykim lidhur me vaksinën e krijuar nga Rusia dhe Kina, pasi sipas tij ata janë mirëpritur nga shumë qytetarë në Evropë.

Në kushtet ku sipas Lubonjës Evropa po sillet si jo neoliberaliste, është e udhës sipas tij të hidhet vëzhgimi nga vaksinat e prodhuara nga Rusia dhe Kina.

“Unë pres një program nga Vetëvendosja. Pres që të mos i japë përparësi shëndetësisë private dhe meqenëse nuk të vjen shqiptari publik atje në privat, sepse duhet të paguaje 400 mijë lekë makinën që të çon bashkë me oksigjen, vajtje-ardhje 800, edhe skaner shkon 1 mijë e ca lekë. Duhet një rishpërndarje e parave publike dhe jo në disa duart siç është tek ne tek privati. Nuk është modeli komunist ky, por edhe në Itali e Gjermani kështu është. Shumica është e mbrojtur nga publiku dhe e dyta kur vjen puna nga publiku me PPP dhe pa PPP është një çështje që duhet ta zgjedhim. Shteti i fortë për publikun është me shtet më social. A do të shkojë tek Kina apo Rusia unë jam i hapur për këtë. Ne jemi vend që duhet të jemi të hapur me të gjithë botën. Në Itali nuk ka paragjykime për (vaksinën)kinezin, disa italianë thonë bëni kinezin. Nuk kam pikëpamje kundra në këtë mes, aq më tepër që Evropa neoliberale sillet në mënyrë jo neoliberale. Besoj se këta do të hynë në politikë dhe se çfarë qëndrimi do të mbajnë me Evropën sot”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb