Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se dorëheqja e Thaçit në këtë moment pas një aktakuze nga Tribunali i Hagës do të ishte gjest i madh politik dhe moral.

Vasjari thotë se mes Serbisë dhe Kosovës, ka dy palë, njëra që duhet të kërkojë falje që është pala serbe dhe tjetra ajo që e pranon faljen, që është pala kosovare. Kjo mund ta çojë sipas Vasjarit në nënshkrimin e aktit të madhe të paqes.

”Do të ishte një gjest i madh politik dhe moral nëse ai do jepte dorëheqjen. Ne jemi dënuar si komb që të bashkëjetojme, në një rajon kaq të vogël, dhe nuk bëjmë dot pa njëri- tjetrin. Në marrëdhënien mes dy shteteve, Serbisë e Kosovës, mbase do të shkruhet një akt i madh historik paqeje. Ata që duhet të kalojnë faljen, është njëra palë, janë serbët, pala tjetër e pranon. Këtu është rezerva ime pse kjo zhvendosje nga ky bosht.”- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb