KOSOVË- Dizajnuesi kosovar Meriton Salihu, ka krijuar një flamur të Kosovës, në të cilin ka paraqitur situatën aktuale politike në vend. “Dua t’ia paraqes Kuvendit këtë flamur si propozim për ndërrimin e flamurit të tanishëm”, ka shkruar Salihu.

“P.S besoj që bota do na njoh më mirë se cili shtet jemi”, vijon ai. Salihu për portalin Koha.net ka thënë se për të krijuar këtë flamur i janë dashur 3 deri në 4 orë. E ndërsa tashmë një seancë plenare e Kuvendit të Kosovës nuk perceptohet dot pa gaz lotsjellës, a do ishte i përshtatshëm ky flamur?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb